Ndërron jetë regjisori i njohur

Ka ndërruar jetë profesori dhe regjisori i njohur i skenës  dhe ekranit në Kosovë, Bekim Lumi.

Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, që prej dy vitesh ishte duke u përballur me sëmundjen e rëndë të kancerit.

Lumi numëron dhjetra shfaqje të realizuara, e që kanë rezultuar të suksesshme. Në 20-vjetorin e krijimtarisë së tij artistike, regjisori Lumi, në qershor të këtij viti dha premiera e shfaqjes së tij të fundit “Arturo Ui”, që erdhi në përvjetorin e 120 të lindjes së autorit të saj, Bertolt Brecht.

Ndërkohë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur pikëllues lajmin për vdekjen e regjisorit, Bekim Lumi. Me anë të një postimi Facebook, ka thënë se ikja e tij e hershme ka lënë zbrazëtsi në familje dhe artin e regjisë.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të regjisorit Bekim Lumi, ndër më të veçantët në artin skenik të Kosovës.

Ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbraztësi të madhe në familje, shoqëri dhe sidomos në artin e regjisë. Ai nuk reshti për tre dekada me radhë t’i jepte vulën e tij origjinale artit dramatik të Kosovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes Lumi, të gjithë atyre artistëve që punuan më të si dhe miqve të shumtë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.