VIDEO/ Migjen Basha i sjell fat Arisit, fiton trofeun e parë të sezonit

Mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha, e ka nisur me gol aventurën tek Arisi i Selanikut.

31-vjeçari u aktivizua në minutën e 60-të në miqësoren ndaj ekipit Bershot Bilrijk.

Koha e rregullt përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në goditjen e 11-metërshave grekët janë treguar më të saktë.

Basha mbante numrin 6 në fanellë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar në krahun tjetër portierin.

Në fund, Aris ka ngritur dhe një trofe simbolik për miqësoren e fituar.