Interi do lojtarin e klubit të Serie A, ‘operacioni’ kushton 28 milion euro

Zërat e fundit të merkatos së Interit kanë në qendër të tyre Nicolo Barellën.

Mesfushori i Cagliarit është një objektiv i trajneri të zikaltërve, Luciano Spalletti.

Nuk do të jetë e lehtë, me Interin që synon ta marrë lojtarin me formulën e huazimit dhe detyrimin e blerjes.

Në total, nëse Cagliari pranon kushtet, lojtari do t’i kushtojë 28 milionë euro arkave të klubit milanez.