‘Efekti Ronaldo’/ Klubi i Serie A rrit 7 fish çmimin e biletave për ndeshjen me Juventusin

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi ka rritur ndjeshëm shikueshmërinë e Serisë A. Edhe klubet rivale po e shfrytëzojnë këtë fakt.

Klubi i Parmës, e ka tepruar disi teksa ka vendosur të rrisë në mënyrë drastike çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Juventusit që do të zhvillohet në datën 2 shtator, e vlefshme për javën e tretë të Serisë A.

Nga 25 euro që kushtojnë normalisht, ndaj Juventusit bileta do të kushtojë 178 euro, duke u rritur mbi 7-fish.

Ndërsa një abonim vjetor në stadium kushton 190 euro. Tifozëve iu intereson më shumë të bëjnë abonimin vjetor se sa të sigurojnë një biletë për ndeshjen ndaj Juves.