Aksident në Durrës, plagoset i riu

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur një ditë më parë në Durrës.

Nga burimet zyrtare mësohet se shtetasja E. D., 28 vjeçe, teksa drejtonte mjetin ‘Benz’ ka përplasur në lagjen nr. 15, një 23-vjeçar.

Sipas të njëjtave burime, i riu me inicialet N. D., po lëvizte me motorin tip ‘Piaxhio’ pa targë në momentin e aksidentit.

Aktualisht 23-vjeçari ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet për drejtuesen e ‘Benzi’-t u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, neni 290 i Kodit Penal.