FOTO/ Shikoni se ç’bëhet, çmenden çmimet edhe në Durrës

Lajmet për fatura të kripura dhe jashtë normales jemi mësuar ti shohim nga jugu i vendit çdo periudhë vere.

Por mesa duket edhe në qytetin e Durrësit ka pasur pronarë lokalesh që janë tunduar nga rritja e çmimeve.

Nëse një makiato ka mesatarisht një çmim prej 80 lekësh, në një prej bareve të qytetit të Durrësit ajo kushton 220 lekë.

Faturën e ka bërë publike portali “JOQ”, ndërsa komentet e qytetarëve kanë qenë të shumta.