Basha gjëegjëzë për Ramën, kush e gjen fiton një 'Toyota Yaris'

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzon Edi Ramën si njeriun që i mban të lidhur, disa prej personazheve kryesorë që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.

Në mënyrë ironike, Basha shkruan se kush e gjen gjëegjëzën fiton një ‘Toyota Yaris’.

Reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Gjëegjëzë Edvingu:

Kush i lidh e i mban bashkë:

një trafikant të dënuar droge me vëllanë Ministër të Brendshëm PLUS

një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS

komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!

Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris.