Vidal liron shtëpinë në Mynih, ekipi i Serisë A e pret me padurim

Mungon vetëm një pjesë në mozaikun e Interit për të qenë i kompletuar. Por, pikërisht kjo copëz bën gjithë diferencën: shënon kufirin mes një skuadre ambicioze dhe një skuadre që këto ambicie mund t’i kthejë menjëherë në sukses. Spaleti u shpreh qartë se “kemi nevojë ende për disa lëvizje në merkato; nevojiten 23 lojtarë, nga dy për rol për tre kompeticionet (kampionat, kupë e, mbi të gjitha, Champions”. Trajneri zikaltër i ka kërkuar klubit një mesfushor qendre me një karakteristikë: kurrikulumin ndërkombëtar. Kjo edhe më parësore se cilësitë teknike.

BANESA NË SHITJE– Në këtë front drejtori sportiv, Piero Auzilio, po mban në mbikëqyrje profile të ndryshme dhe objektivi parësor për momentin mbetet Arturo Vidal. Interi po e monitoron prej së paku një viti, ka një kontratë me Bajernin që, ndërkohë, nuk zbret nën shifrën e 30 milionë eurove. Lajm i orëve të fundit: kiliani po liron vilën e tij në Mynih. Më saktësisht: banesa e “Mbretit Artur” është në shitje, por do jetë e lirë vetëm nga 3 shtatori. Kjo sepse nëse bie akordi me klubin e ri, ai do “mbrohej” duke qëndruar te Bajerni një tjetër vit, shkruan Panorama Sport.

ALTERNATIVA– Vidal, megjithatë, nuk është emri i vetëm për mesfushën zikaltër: tjetri është Tiemue Bakajoko. Francezi nuk po gjen hapësira te Çelsi, që një vit më parë e bleu nga Monako për 42 milionë euro (plus bonuse) dhe për 23-vjeçarin ekziston mundësia e huazimit. Për të afruar një emër të madh, gjithsesi, do nevojitet një largim: në dalje janë Zhoao Mario (interesohen Betisi dhe Evertoni) dhe Matias Vesino (e kërkojnë pikërisht blutë e Londrës, por Interi e liron për jo më pak se 35 milionë euro).