VIDEO/ FOTO/ Ferri grek, shikoni pamjet e papublikuara më parë të zjarreve në Athinë dhe.....

 

Pamjet e frikshme që janë publikuar deri sot kanë treguar për tragjedinë e zjarreve në periferi të Athinës ku humben jeten me dhejtra persona dhe ku u plagosen disa qindra të tjerë.

Skena të pabesueshme që përshkruhen vetëm në "Ferrin" e Dantes ka publikuar një grua në rrjetin Facebook, teksa shihen persona që tentojnë ti shpëtojnë zjarrit vdekjeprurës në zonën e Matit në Athinë.

Elia Kallia ka filmuar dhjetëra persona të cilët ndodhen në det dhe mbajnë në krahë fëmijët e tyre, të tjerë edhe kafshë për t'i shpëtuar nga zjarri.

"Ne përjetuam ferrin dhe vdekjen. Ju lutem ripublikoni fotot për t'i ndihmuar njerëzit të gjejnë të tyret. Komentet nuk janë të nevojshme", shkruan ajo në Facebook.