", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Ronaldo kush? Për golin e ‘çmendur’ të Shaqirit po flet gjithë bota e sportit

Xherdan Shaqiri ka shënuar gol të jashtëzakonshëm me gërshërë ndaj Manchester Unitedit në një ndeshje të turneut parasezonal, International Champions Cup, e cila po zhvillohet momentalisht në SHBA.

Kosovari i Zvicrës, i cili debutoi sot për Liverpoolin pas transferimit nga Stoke City në fillim të këtij muaji, shënoi në minutën e 82-të përrezultatin  4-1.

Goli i Shaqirit ka zënë faqet e para të të gjitha gazetave dhe portaleve sportive. Tifozët anglezë nuk kanë ngurruar që ta krahasojnë atë me golin e jashtëzakonshëm të Ronaldos në Juventus Stadium gjatë sezonit të kaluar të Champions League.

Cili Ronaldo??? Kristiano kush???, ishin disa prej komenteve të tifozëve të Liverpool pas golit të jashtëzakonshëm të Shaqirit.

Gjatë kësaj ndeshje, djaloshi nga Gjilani dha edhe një asist për golin e Daniel Starrixh.

Ju ftojmë të ndqini edhe një herë perslën e Xherdan Shaqirit në ditën e debutimit të tij me fanelën legjendare të Liverpool.