Inter - Chelsea, u deshën penalltitë për të shpallur fituesin

Chelsea i Londrës mundi me penallti Interin e Milanos pas një ndeshje interesante dhe të luftuar të shtunën në mbrëmje.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1 me 1 pas dy golave. Në fillim Pedro për londinezët shënoi në pjesën e parë dhe barazpesha u vendos nga Galjardini në fillim të pjesës së dytë.

Nga pika e bardhë e penalltive, londinezët e Sarrit u treguan të saktë kurse për Interin ishte fatal gabimi i Skriniar.