E rëndë/ Vdes pushuesi tek Shkëmbi i Kavajës
Një tjetër pushues ka humbur jetën në bregun shqiptar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, tek zona e njohur si ‘Shkëmbi i Kavajës’.
Policia e Durrësit ka bërë të ditur se ka humbur jetën një pushues nga Kosova, të cilit i ka rënë infarkt duke u larë në det.
Njoftimi i policisë së Durrësit:
Më datë 27.07.2018, ora 16:30, tek “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi F.J, 77 vjeç, banues në Kosovë, duke u larë në det i ka rënë infarkt kardiak dhe ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës parë Durrës.