Ish-deputeti socialist, Ramës: Të shpëtoi Meta, leket për teatrin ti gjej unë
Çështja e Teatrit Kombëtar dhe kthimi i ligjit të prishjes së tij nga Edi Rama, vazhdon të jetë në qendër të politikës dhe diskutimeve.
Pjesë e debatit është bërë edhe ish-deputeti socialist, Andis Harasani.
Ky i fundit ka një mendim ndryshe në lidhje me vendimin e Presidentit Ilir Meta.
Sipas Harasanit, Meta e ka shpëtuar Ramën me kthimin e ligjit, ndërsa bën një premtim që mund të gjejë lekët për të rindërtuar Teatrin Kombëtar aty ku ndodhet.
Ja çfarë shkruan Andis Harasani, në Facebook:
Ka ardhur momenti që politika të ngrihet mbi inatin.
Shumë mirë bëri Presidenti që ktheu ligjin.
Dhe favorin më të madh ja bëri jo Teatrit, por pozitës. E shpëtoi nga situata e vështirë ku futën veten.
Është momenti që KM të ngrihet aty ku i takon.
Në djall vafshin ato kulla. Premto z. KM një teatër modern me fondet e buxhetit. Qoftë ai dhe 30 milionë. S’ka bankë që nuk do e financonte me një kredi 20-vjeçare.
Janë 1.5 mln në vit. Asgjë për buxhetin!
Nëse nuk gjen në Shqipëri ta gjej unë bankën jashtë Shqipërie. Dhe ambientin rreth e rrotull ktheje të gjithin në lulishte!
Do të falënderojnë të gjithë!