Rama asnjë fjalë për ligjin e rrëzuar të TK, shkruan sërish për vettingun

Ende nuk ka dhënë një koment të tij për kthimin e ligjit të tij që shembte Teatrin Kombëtar, por Edi Rama vazhdon të flasë vetëm për vettingun.

Sipas tij, vettingu po godet korrupsionin në drejtësi.

Por nuk thotë asnjë fjalë për gjyqtarët e kapur me prona e paratë pajustifikuara që e kanë kaluar vettingun, sepse janë miq të tij.

‘Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodhin e korrupsionit degjenerues në drejtësi.

Po për fatkeqësinë e zgjedhësve të saj që e mbështesin Vetingun, njësoj si gjithë qytetarët e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje

#HumbësaPaPikëDinjiteti’, shkruan Rama në Facebook.