Klopp kujton makthin e finales: Ramos i pamëshirshëm dhe b....

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kujtuar finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Strategu gjerman sërish përsëriti kritikat për mbrojtësin Sergio Ramos i cili dëmtoi keq sulmuesin kryesor të “Reds”, Mohamed Salah.

“Nëse e shihni atë dhe nuk jeni me Realin, atëherë mendoni se është i pamëshirshëm dhe brutal”, tha Klopp para gazetarëve.

“Unë e pashë gjyqtarin e asaj finaleje duke marrë përgjegjësinë e lojërave të mëdha në Kupën e Botës dhe askush nuk mendon për këtë më vonë, por në një situatë të tillë, dikush duhet të gjykojë më mirë”.

“Nëse VAR po vjen, atëherë është një situatë ku duhet të shikoni përsëri, jo për të dhënë një karton të kuq, por për ta riparë rastin dhe për të thënë: Çfarë është kjo? Ishte e pamëshirshme. Unë nuk jam i sigurt nëse është një përvojë, që do ta kemi përsëri. Shkoni atje dhe vendosni një bërryl në kokën e portierit, i vendos golashënuesit si mundës në mesfushë dhe pastaj fitoni ndeshjen. Kjo ishte historia e lojës”, përfundoi Klopp.