VIDEO e rrallë e kohës së luftës e Adem Demaçit

Ish-deputeti kosovar, Fadil Demaku, në përkujtim të Adem Demaçit, ka publikuar në rrjetet sociale një video të rrallë të tij ë kohës së luftës  Demaçi dëgjohet duke u dhënë këshilla, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Na motivonte e na mësonte! - shkruan Demaku, i pranishëm në takimin që shfaqet në video. - Video e regjistruar gjatë luftës në shtëpi të heroit Rasim Kiçina bashkë me dëshmorët Besim Mala, Sokol Elshani , Pal Palucaj dhe me ish luftetarët : Jahir Demaku , Imer Xhemajlaj, Ferid Berisha , Fadil Demaku

Adem Demaçi u varros sot. Ai ndërrroi jetë në moshën 82 vjeçare.