Reali ndryshon mendje/ Trajneri Lopetegui merr këtë vendim të papritur për Hazard!

Reali i Madridit ka ndryshuar qëndrim pasi nuk dëshiron për të nënshkruar me Eden Hazardin.

Është e përditshmja spanjolle “AS” që raporton se trajneri i ri Julen Lopetegui dëshiron që rolin kyç t’ia jap Iscos në projektin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Pas largimit të Ronaldos, “Los Blancos” dëshironte ta zëvendësonte portugezin me Hazardin.

Reali e pëlqen Hazardin por nuk pranon të paguajë shifrën e çmendur me vlerë 200 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.