James i mërzitur: Pendohem që i vendosa djalit emrin tim

LeBron James Jr, emrin e tij. Ai mendon se djali do ta ketë të vështirë të arrijë të njëjtin nivel suksesi si ai përshkak të presionit e të mbajturit të të njëjtit emër.

"Ende pendohem që i kam dhënë djalit 14-vjeçar emrin tim," u shpreh ai në episodin e parë të serialit të ri, "The Shop".

Klipi, i cili është filmuar në Los Angeles, mendohet që do të transmetohet në gusht.

Në këtë klip të lancuar në internet, komediani Jon Stewart e pyet basketbollistin se si ndihet kur fëmija e tij po luan të njëjtën lojë ku babai është më i miri në botë për momentin.

LeBron iu përgjigj: "Unë ende pendohem që i kam vendosur djalit emrin tim, përshkak të kësaj arsyeje."

"Kur isha më i ri, unë nuk e kisha babain, kështu që thoja gjithnjë me vete që kur të kem një fëmijë,  do të bëjë gjithcka që ky njeri nuk e ka bërë për mua. Është në dorën e fëmijëve që të marrin rrugën e tyre të jetës," shtoi ylli i NBA.

James, 33 vjeç, u zhvendos në Los Angeles në korrik pasi firmosi kontratën e tij 4 vjeçare me ekipin e Lakers me vlerë 154 milionë dollarë.