Aktivizohet vullkani, evakuohen me urgjencë 11 mijë banorë

Pas aktivizimit të vullkanit në shtetin ishull në Oqeanin Paqësor, Vanuatu, filloi evakuimi i të gjithë banorëve të ishullit Ambea.

Në lajmin e BBC-së thuhet se është marrë vendimi për evakuimin urgjent të 11 mijë banorëve që jetojnë në ishullin Ambea, për shkak se vullkani Manaro Voui lëshon hi që nga fundjava e kaluar.

Autoritetet e emergjencës njoftuan se niveli i paralajmërimit është rritur në kategorinë e dytë, që do të thotë se “në vullkan mund të ndodhë një shpërthim i nivelit mesatar” dhe se ishulli për herë të dytë që nga muaji Shtator do të zbrazet plotësisht.

Në Manaro Voui, që gjendet në Unazën e Zjarrtë të Paqesorit, në zonën më të madhe të tërmetit dhe vullkanit në botë, për herë të fundit një shpërthim ndodhi në vitin 2015. Ky shpërthim kishte shkaktuar që 5 mijë persona t’i braktisin shtëpitë e tyre./AA