Immobile sfidon Ronaldon për ‘Këpucën e Artë’

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, pranoi se përballja me Cristiano Ronaldon do të jetë shumë e vështirë, si në fushën e lojës, ashtu edhe në garën për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i Serie A.

Portugezi kaloi nga Real Madridi te Juventus për 105 milionë euro.

Immobile, i cili shënoi 41 gola në 47 ndeshje zyrtare me Lazion në sezonin e kaluar, u shpall golashënuesi më i mirë i Serie A.

“Në momentin që kalimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi u zyrtarizua, unë mendova: falë Zotit isha në kohë për të fituar ‘Këpucën e Artë’ në sezonin e kaluar”, tha sulmuesi i Lazios për gazetën “A Bola”.

“Do të jetë e vështirë ta mposhtësh atë në fushën e lojës dhe në garën për trofeun e golashënuesit më të mirë, por mua më pëlqejnë sfidat e vështira. Ronaldo e ka fituar shpesh këtë çmim dhe do të përpiqet të përsëritet në Itali”, tha sulmuesi italian.

Te Real Madridi, Ronaldo shënoi 450 gola në 438 ndeshje zyrtare, më shumë se çdo futbollist tjetër në historinë e klubit “Los Blancos”.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” fitoi 15 trofe te Real Madrid, mes të cilëve katër herë trofeun e Champions League.