Prapaskena e merkatos/ Mourinho refuzoi 3 super yje

Manchester United ka marrë tre përforcime deri tani gjatë merkatos së verës, Fred, Diogo Dalot dhe Lee Grant, e ndërsa Mourinho do edhe dy lojtarë të tjerë, mes të cilëve një qendërmbrojtës të nivelit botëror.

Gjithsesi, sipas “The Independent”, portugezi raportohet të ketë refuzuar tre emra të mëdhenj si Mbappe, Neymar dhe Bale.

“Special One” e këshilloi klubin të mos përpiqej për blerjen e këtyre tre super yjeve, të cilët u propozuan nga drejtori Woodward.

Gazeta britanike shkruan se Mourinho kërkon lojtarë të fuqishëm krahu dhe jo ata që driblojnë më shumë.

Ai ka kërkuar një qendërmbrojtës me përvojë si Toby Alderweireld i Tottenham, duke parë se Leicester nuk pranon të shesë Harry Maguire.