Bixhoz me dashurinë/ Shivai dhe Om e lënë Kali Takurin të vdekur, ja ç’do ndodhë të hënën

Shivai kërcen me Tian por sytë i ka nga Anika. Një djalë i kërkon Anikës të kërcejnë. Shivai ja bën me shenjë rojes të fikë dritat. Ai merr varësen që është trashëgimi nga familja. Partnerët ndërrhohen në kërcim. Shivai kërcen me Anikën.

Ai e pyet kush është ai djali por Anika i thotë se ka humbur memorien dhe nuk e mban mend. Dritat vijnë. Shivai e lë varësen diku dhe atë e merr Romi. Tia dhe Pinki shqetësohen për varësen. Romi telefonon Shivain dhe i thotë të ndalojë kontrollin pasi varësen e ka futur në çantën e Anikës.

Pinki kërkon të kontrollojë çantën e Anikës pasi mendon se ajo e ka vjedhur. Shivai thyen një vazo që të tërheq vëmendjen e Pinkut. Ai merr varësen nga çanta e Anikës dhe e hedh në tokë. Tia dhe Pinki qetësohen kur shohin varësen.

Shivai e merr sërish varësen për t’ja çuar Romit revistawho. Mamaja e Tias sheh që nuk e ka video çipin dhe shqetësohet. Shivai shkon të ndjekë Romin. Mamaja e Tias dhe Zvetlanës lidhin Romin dhe e fshehin poshtë shtratit.

Nga ana tjetër Om përballet me Kalin dhe njerëzit e tij. Ai zihet me ta dhe Kalin. Gjatë sherrit Kali vret padashje me thikë vëllain e tij. Ai vdes. Kali nxehet dhe bëhet gati t’i qëllojë Omit me shpatë por në këtë moment vjen Shivai shkruan revistawho.

Ai dhe Om rrahin Kalin. Kali Takur bie mbi shpatë. Om dhe Shivai kthehen dhe e shohin Kalin të vdekur. Gori shkon të takojë mamanë e saj. Mamaja i kërkon Gorit të kthehet tek bashkëshorti por Gori nuk i tregon që Om e la. Ajo vendos të shkojë në Mumbai tek Om.