‘Prishja e teatrit do të jetë varri juaj’

Të shumta janë reagimet pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të rrëzuar ligjin e Edi Ramës, që shembte Teatrin Kombëtar.

Një ndër të rrallët që ka reaguar kundër këtij vendimi është kreu i Bashkisë dhe mbrojtësi i flaktë i projektit të kullave me Teatër, Erion Veliaj.

Ky i fundit reagoi në mënyrë të shpejtë dhe deklaroi se Teatri do të shembet pas 40 ditësh.

Reagimet kundër Veliajt kanë qenë të shumta.

Një prej tyre është edhe reagimi i aktivistit politik, Ilir Demaliaj.

Sipas tij, prishja e Teatrit Kombëtar do të jetë varri i atyre që do e bëjnë këtë akt.

Ja çfarë shkruan Ilir Demaliaj në Facebook:

Prishja teatrit do te jete varri juaj

Fill pas mosdekretimit të ligjit nga Ilir Meta për mosprishjen e Teatrit Kombëtar, kanakari i KM dhe mëkëmbësi tij në Bashkinë e Tiranës E.V, lëshoj një ultimatum drejtuar presidentit, popullit Tiranës:

‘Teatri do të shembet dhe kjo tani është çështje kohe. Vetëm se na vononi 40 ditë’.

Nuk po zgjatem KM që fole nëpërmjet gojës së qelbur të kanakarit tënd, por po ju them ty dhe kanakarit tënd, MOS GUXONI TI HIDHNI LOPATËN E FUNDIT TIRANËS HISTORIKE SI TRASHËGIMI KULTURORE DUKE PRISHUR TEATRIN SE DO TË VARROSENI VETË.

Ndërsa për lakejtë ‘artistë’ që ju përmendni mos të shqetësohen për vonesën se do të kenë teatrin e ri po i bëj thirrje për herë të fundit të distancohen jo nga ky turp, por nga ky krim me një thënie B. Breht:

‘Ai që nuk njeh të vërtetën është budalla. Por ai që e njeh dhe e quan të gënjeshtërt është kriminel’.