Milani synon të rikthejë në klub holandezin e famshëm

Leonardo dëshiron të rikthejë Frank Rijkaard te klubi i Milanit.

Sipas asaj që bën të ditur “Fox Sports”, që i referohet disa burimeve nga Spanja, drejtori i ri sportiv i Milanit ka menduar t’i propozojë holandezit një rol si drejtues në organikën e drejtuesve të kuqezinjve.

Holandezi i famshëm mund të bëhet koordinator mes klubit dhe ekipit.

Rijkaard ka luajtur me fanellën e Milan nga viti 1988 deri në vitin 1993.

Ai nuk ka pasur asnjë funksion në katër vitet e fundit, që kur dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Kombëtares së Arabisë Saudite.