VIDEO-FOTO/ Jetimorja e djegur në zjarrin vdekjeprurës grek, 45 fëmijë...

Një jetimore ortodokse u dëmtua seriozisht nga zjarret vdekjeprurëse që goditën Attica-n lindore të hënën e kaluar.

45 fëmijë u detyruan të evakuoheshin para se flakët të pushtonin ambientet e Fondacionit të Fëmijëve Lyrio bazuar në fshatin Neos Voutzas.
Fëmijët u strehohuan përkohësisht në institucionet e tjera të fëmijëve në zonë.

Murgeshat, të cilët drejtojnë jetimoret, thonë se shumica e ambienteve janë të pabanueshme dhe të pasigurta.
Një zëdhënës tha se përparësi është rikthimi i furnizimit me ujë dhe energji elektrike dhe zëvendësimi i automjeteve të nevojshme për transportin e fëmijëve.
Fondacioni i Fëmijëve Lyrio, i themeluar në vitin 1969, përshkruhet si një model jetimore ortodokse, ku "disa murgesha të devotshme kujdesen, rritin dhe edukojnë fëmijët që kanë më pak mundësi në jetën e tyre".
Qëllimi është të sigurojë strehim falas, kujdes shëndetësor dhe edukim për fëmijët e pambrojtur, të cilët mbeten pa prindërit e tyre ose për shkak se ata nuk janë gjallë ose për shkak se po përballen me probleme serioze familjare, ekonomike ose sociale. SYRI.net