Barcelonës nuk i ‘del inati’ nga eliminimi në Champions, po i ‘vjedh’ një tjetër lojtar Romës

“Rrëmbimi” i brazilianit Malcom nga Barcelona bëri shumë bujë. Lojtari ishte shumë pranë kalimit të Roma, madje dhe klubet e kishin zyrtarizuar në faqet e tyre në “Twitter”, por një thirrje në minutat e fundit nga klubi spanjoll e ka bërë brazilianin të ndryshojë mendjen.

Duket se Barcelona ka një inat personal me Romën. Ndoshta ka të bëjë me eliminimin nga “Liga e Kampionëve” në vitin e kaluar.

Kështu katalanasit janë duke i “vjedhur” një tjetër lojtar ekipit të Romës.

Bëhet fjalë për Stiven N’Zozi, i cili po ndiqet prej kohësh nga klubi italian, por sërish ata duhet të përballen me Barcelonën për të siguruar shërbimet e francezit.