Filmoi gjithçka kur zjarri po i hynte në shtëpi. VIDEO e grekut dhe maces së tij është bërë virale

Videoja e një njeriu që mbijetoi nga zjarret në Mati pasi shtëpia e tij ishte e rrethuar nga flakët, është bërë virale në Greqi.

Pronari i shtëpisë doli jashtë për të shpëtuar macen e tij. Megjithatë, flakët afroheshin aq shpejt saqë rrethuan ndërtesën menjëherë.

Në video mund të dëgjohet era që fryn me një shpejtësi të pabesueshme, alarmet e shtëpive dhe tingujt e shpërthimeve, ndërsa tingujt e flakëve që djegin shtëpi dhe pemë tingëllojnë të tmerrshëm në sfond.

Pronari i shtëpisë po kërkon një rrugëdalje, por nuk ka shpëtim pasi zjarri rrethon shtëpinë me shpejtësi të madhe. Personi në fjalë thërret macen e tij që ti afrohet, dhe brenda disa sekondave flakët që ishin jashtë murit të oborrit të shtëpisë tani janë brenda oborrit.

Menjëherë, shtëpia është e larë në flakë me copa të pishave të djegura që bien nga qielli. Njeriu përpiqet të mbulojë veten, ndërkohë që fillon të digjet.

Por fati ishte në anën e tij dhe ai mbijetoi në ferrin e zjarrtë, meqë flakët u larguan prej tij dhe vazhduan efektin e tyre shkatërruese më poshtë.

Si ai dhe macja e tij shpëtuan.