Samuel Eto’o nuk lau borxhin, banka i merr shtëpinë luksoze në Milano

Ish-sulmuesi  Interit, Samule Eto’o, është bërë pjesë e lajmeve të sotme për shkak të një borxhi që ai nuk i ka shlyer Bankës Popullore të Lodit.

Një nga protagonistët e Interit në vitin e tripletës nuk e ka shlyer këtë borxh dhe ashtu siç e parashikon ligji atij i është marrë apartamenti i tij në Milano.

Nuk është thjesht një apartament, por një vilë luksoze me tre kate që zë rreth 300 metra katrorë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Corriere della Sera” ku shkruan se: “Nuk ka respektuar afatin e shlyerjes të 4,5 milionë eurove që ka huazuar nga Banka Popullore e Lodit për të cilën ka hipotekuar apartamentin luksoz në via Turati”.