Ronaldo-Juventus, ish-presidenti i Interit Moratti befason me këtë deklaratë!

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka përgëzuar Juventusin për transferimin e Ronaldos i cili sipas tij është lëvizja më e zgjuar e kësaj merkatoje.

Në një intervistë për “RTV San Marinos”, Moratti tha se po të ishte president i Interit do të tentonte të vishte Ronaldon zikaltër, shkruan SYRI.net.

"Po të isha ende President, ndoshta do të kisha menduar për të sjellë Ronaldon te Interi" tha fillimisht Moratti.

"Juventusi ka bërë transfertën më të mirë, më pëlqen surpriza”vijoi ai.

"Pashë të njëjtën situatë që përjetova me [brazilianin] Ronaldo, përgëzime për ta, sepse ata bënë një transfertë të bukur", përfundoi ai.

Kujtojmë që Juventusi pagoi 112 milionë euro për Ronaldon.