Elseid Hysaj jep lajmin e keq për Ronaldon, ja çfarë thotë për blerjen e bujshme

Elseid Hysaj beson se do ta ndalë Cristiano Ronaldon.

Në mikrofonat e “Luna Tv”, gazetari italian, Carlo Alvino, intervistoi mbrojtësin e djathtë të Napolit i cili foli për sezonin e ri.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka folur në veçanti për ardhjen në Serie A të 5 herë fituesit të “Topit të Artë,  i cili iu bashkua Juventusit nga Real Madridi për 112 milionë euro.

 “Ronaldo nuk do t’i shënojë gol Napolit”, është shprehur Hysaj.“Siç e dimë të gjithë, ai është një lojtar i nivelit shumë të lartë. Më bëhet qejfi që ka ardhur në Itali, na stimulon shumë prania e tij”, shtoi ai.

“Markimi i tij është një sfidë, që më pëlqen. Ne jemi një grup i madh dhe një lojtar i vetëm nuk bën gjithçka. Të shohim si do të përshtatet në Itali. Një lojtar i vetëm mund të bëjë diferencën në një ndeshje të caktuar, por jo përgjatë gjithë kampionatit”, theksoi mes tjerash shqiptari.