Konfirmohet gjithçka, Avdijaj largohet nga Schalke

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj ka konfirmuar largimin nga Schalke.

Menaxheri Karsten Schmidt ka thënë se Avdijaj do të transferohet në një shtet tjetër, pa dhënë më shumë detaje.

“Negociatat jemi duke i vazhduar”, ka thënë menaxheri i Avdijajt, Karsten Schmidt për “ËAZ”.

21-vjeçari të mërkurën mbrëma zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Schalkes.

Sulmuesi shqiptar me Schalken ka kontratë deri në verën e vitit 2019. Avdijaj nuk është në planet e trajnerit Domenico Tedesco dhe prandaj ka konfirmuar largimin nga skuadra.