VIDEO/ Basha: Reforma zgjedhore e suksesshme kur politika të ndahet nga krimi dhe blerja e votës

Kreu i PD-së në daljen sot para gazetarëve, u ndal edhe te reforma zgjedhore. Sipas tij, nuk ka reformë zgjedhore që ti japë zgjidhje blerjes së votës. Për të shmangur këtë, Basha këmbëngul për një reformë reale zgjedhore, dhe jo reformë në letër, ndarjen e krimit nga politika.

“Në kuptimin teknik reforma zgjedhore ka ecur përpara, sepse komisioni ka punuar deri ditën e fundit.

Nuk ka reformë zgjedhore që ti japë zgjidhje blerjes së votës,

Prandaj zgjidhja është ndarja e qeverisë nga krimi, duhet zgjidhje reale jo reformë në letër.

Synimi ynë është që në rrafshin teknik reforma zgjedhore të garantojë procesin dhe të garantojë vullnetin e qytetarëve, qoftë në zgjedhjet vendore, qoftë në zgjedhjet e përgjithshme”, u shpreh Basha. SYRI.net