FOTO/ Vonohet për t’u bërë gati se po ushqente fëmijën me gji, burri vret gruan

Një burrë nga Meksika vrau me gjakftohtësi gruan e tij sepse ajo u vonua që të bëhej gati për të darkuar jashtë qytetit, pasi po ushqente me gji fëmijën e saj 9 muajsh.

Gabriel Hernandez Reyes, 26 vjeç, qëlloi  dy herë me plumba drejt Hortencia Balcanzar, 26 vjeç, nënën e katër fëmijëve të tij, shkruan Daily Mail.

Hortencia Balcanzar u rrëzua në dysheme së bashku me djalin e saj pasi u qëllua pa mëshirë nga bashkëshorti i saj. Fëmija nëntë muajsh dhe vëllai i tij katërvjeçar nuk u lënduan nga vrasja e tmerrshme.

Banorët që dëgjuan të shtëna njoftuan menjëherë autoritetet, por kur arritën në vendin e ngjarjes, Hortencia Balcanzar kishte ndërruar jetë.