Drejtori i Chelseas drejt Italisë, gati të transferojë ‘yllin’ e Juventusit

Drejtori i klubit të Chelseas, Marina Granovskaia do të takohet me agjentin që përfaqëson Miralem Pjanic dhe Daniele Rugani, raporton Calciomercato.

Granovskaia është nisur për në Itali ku do të takohet me Fali Ramadanin dhe ndoshta me Juventusin për një ofertë për Ruganin.

“Blutë” londinezë kanë kontaktuar edhe me Pjanicin por mesfushori është i lumtur të qëndrojë në Torino.

E kundërta ndodh me Ruganin i cili pritet të largohet.