FOTO/ Messi vijon pushimet e luksit në Ibiza

Lionel Messi së bashku me familjen e tij ka filluar pushimet në Ibiza.

Messi është duke kaluar pushime luksi pasi në Ibiza nuk kishte si të mungonte jahti i tij luksoz.

Ylli i futbollit argjentinas është fotografuar gjatë këtyre ditëve së bashku me bashkëshorten e tij, Antonella Rokuzzo dhe tre fëmijët e tyre.

5 herë fituesi i Topit të Artë do t’i bashkohet skuadrës së tij, Barcelonës në fund të këtij muaji, së bashku me Pique, Xhordi Albën dhe Buskets.

Kujtojmë që Messi mori pjesë edhe në dasmën e shokut të tij, futbollistit spanjoll Cesc Fabregas.