Allegri ul gëzimin e Juventus, kalendar shumë i vështirë

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Algeri, ka dhënë mendimet e tij për Serinë A pasi është mësuar edhe kalendari i ndeshjeve dhe radha e sfidave që skuadra e tij do të përballojë për të tentuar të rifitojë titullin kampion.

 “Ky është një kalendar ku në pamje të parë ndeshjet e fillimit duken të lehta. Por unë shoh gjithmonë ndeshjet e fundit të kalendarit dhe është i ngjashëm, për të mos thënë më i vështirë se ai i kampionatit të kaluar. Në 7 ndeshjet e fundit, duke filluar nga Milani, kemi Fiorentinën, derbin me Torinon, Interin, Atalantën, Romën dhe Sampdorian. Do të jetë një mbyllje kampionati e komplikuar”, ishin fjalët e trajnerit nga SHBA ku gjendet me skuadrën.

“Mendoj se edhe këtë vit kampionati do të vendosët në javët e fundit, pasi ka shumë përballje direkte. Faza e parë edhe vlen, edhe nuk vlen, do të jetë shumë më vendimtare faza e dytë”, theksoi ai.