FOTO/ Ronaldinjo mesazh prekës në greqisht për tragjedinë e Athinës

Tragjedia në Athinë mori vëmendjen e gjithë botës ku numri i viktimave nga zjarret deri më tani ka arritur në mbi 80 persona.

Shumë njerëz të famshëm u solidarizuan me ngjarjen në Athinë ku shprehën keqardhjen e tyre.

Një nga këta persona është dhe futbollisti i njohur, braziliani Ronaldinho.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Milanit  ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram nga ku shpreh dhe ngushëllimin e tij për ngjarjen.

"Ndihem keq për Greqinë tonë, për Athinën tonë dhe për vëllezërit tanë të guximshëm grek. Lutjet dhe ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë", shkruan braziliani në gjuhën greke që e shoqëron me një foto me flamurin e Greqisë.