La aktrimin dhe Shqipërinë për Amerikën, ja puna që bën Bjordi i Big Brother atje

Të gjithë  e mbajnë mend ish lojtarin e famshëm të “Big Brother Albania 2”, Bjordi Mezini, i cili që pas përfundimit të aventurës së tij në realit shown u bë shumë i njohur për publikun dhe ju përkushtua punës si aktorë dhe regjisor.

Bjordi këto vite ka qenë shumë aktiv në kinematografi dhe ka luajtur në serialin e njohur “Kokrrat” , por ka qenë dhe regjisor i disa prodhimeve të tjera.

Mirëpo prej kohësh ai është larguar në SHBA së bashku me të dashurën e tij. Së fundmi  është bërë pjesë e opsionit që  të jep mundësin t’i përgjigjesh pyetjeve që fansat kanë për ty. Shumë prej tyre e kanë pyetur Bjordin për punën e tij në Amerikë dhe ai ka habitur teksa ka treguar punën e re. “Me se po merresh tani?”, e pyesin fansat.

‘Momentalisht po punojë në një lokal”, ka treguar Bjordi  duke treguar se ka ndërmend të rri andej për gjithmonë.