Spartak Ngjela: Tani jam vetëm unë hero

Spartak Ngjela, ka komentuar me shume dhimbje ndarjen nga jeta te Adem Demaçit, duke thënë se heroikja po largohet.

Por ai thotë se pavarësisht se kanë mbetur pak nga këta heronj, janë mjaft për të garantuar jetën kombëtare.

“Sot u nda nga jeta dhe një hero, Adem Demaçi. Sa pak kemi mbetur!

Po mendoj se jemi ende të mjaftë për të garantuar jetën tonë Kombëtare. Heroika nuk është poetikë, por është edhe poetikë, se më parë ajo është jetë e cilësisë së lartë.

Gjithsesi heroi Demaçi e pa të realizuar ëndrrën, vullnetin dhe motivin e tij: lirinë e atdheut të vet. Ai ishte dhe do të jetë një çlirimtar dhe libertar i popullit të vet, i të gjithë shqiptarëve.

Ngushëllime familjarëve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij kosovarë që e mbajtën si simbolikë të heroikës kombëtare për dekada të tëra Adem Demaçin, i cili tani është, pa dyshim, një vlerë e madhe gjithëkombëtare”, shkruan Ngjela.