Kryeministri Rama: Adem Demaçi ishte rrebel i llojit të rrallë

Kryeministri Rama ka reaguar me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të Adem Demaçit.

Rama shkruan se Demaçi ishte një rebel i llojit të rrallë dhe se me vdekjen e tij mbyllet historia e jashtëzakonshme e tij.

Ja mesazhi i plotë i Kryeministrit Rama  

"Me vdekjen e Adem Demaçit mbyllet historia e jashtëzakonshme e një rebeli të llojit më të rrallë; shqiptar i llojit më të mirë, burrë i llojit më të veçantë, mik i llojit më të lartë ????Pas një jete prej stuhie pambarim, ai u tret ngadalë e iku si zotnia që i tha të gjitha #RESPEKT"