Dudelange-Drita, ndodh përmbysja e rezultatit në Luksemburg

U luajt në “Stade Jos Nosbaum” sfida e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Europës, mes Dritës së Gjilanit dhe Dudelange.

Edhe pse shënoi e para, skuadra kampione e Kosovës u mposht me rezultatin 2-1.

Shabani shënoi për Dritën në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që Perez në minutën e 66-të dhe Trupel me 11-metërsh në të 81-tën përmbysën shifrat.

Skuadra nga Kosova e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, teksa Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80-të.

Kampionët e Kosovës do të synojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave.