FOTO/ Pas gjyqit, Soni Malaj dhe Olti Curri për herë të parë publikisht bashkë

Paqe mes Soni Malajt dhe Olti Currit publikisht. Këngëtarja dhe opinionisti janë takuar në një festë “fashion”-i në Durrës dhe në intervistë për emisionin “Pushime on Top” kanë pranuar, se ky është takimi i parë publik, që pas historisë së gjyqit, ku artistja e paditi Oltin për fyerje.

Olti Curri, i njohur për kritikat e shumta në adresë jo vetëm të personazheve publikë, por edhe fenomeneve të ndryshme sociale, i pyetur se a i takon në festa të tilla personazhe, me të cilët nuk flet, tha: “Unë flas me të gjithë, madje surpriza e surprizave këtu është Soni Malaj, me të cilën kemi pasur diçka të vogël”.

Soni Malaj paditi në gjykatë 2 vite më parë për fyerje Olti Currin, pas një statusi të këtij të fundit në rrjetet sociale. Ai publikoi një foto të Sonit ku shkruante “Nderim Tunës”.