FOTO/ Dudelange-Drita, formacionet zyrtare. Sfidë kampionësh në Europa League
Kampionia e Kosovës, Drita, pasi u eliminua nga Champions League, do të provojë të kualifikohet në turin tjetër të Europa Ligës.
Skuadra nga Gjilani do të luajë sot pasdite ndeshjen e parë të turit të dytë të Europa League në fushën e Dudelange, ekip i cili është kampion i Luksemburgut.
Kjo sfidë do të luhet në orën 18:30 në stadiumin “Jos Nosbaum” dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.