Flamurtari bën goditjen e duhur në merkato, firmos me portierin e njohur

Flamurtari ka gjetur portierin e ri, sepse sapo ka firmosur Enea Koliçi.

Ish-portieri i Kukësit, me të cilin ka fituar titullin kampion, kishte dalë i lirë në treg këtë verë dhe ishte në bisedime me disa klube, ndërsa ishte pranë firmës në Greqi.

Megjithatë, Flamurtari i ka bërë një ofertë joshëse dhe pas bisedimesh të gjata e ka bindur, duke i garantuar edhe vendin e titullarit, duke qenë se në Vlorë kishin mbetur vetëm të rinjtë Sali e Qirko pas largimit të Adis Nurkoviçit.