Bashkia e Vlorës merr vendimin e rëndësishëm për Flamurtarin

Këshilli i Bashkisë së Vlorës ka vendosur me votim unanim se Flamurtari do të administrohet edhe për 2 vitet e ardhshme nga dy kompanitë turke dhe Sinan Idrizi.

Pas lajmit të sotëm në “Panorama Sport” se kreu i vlonjatëve i ishte drejtuar me një letër Bashkisë Vlorë, institucioni ka reaguar.

Megjithatë nuk ka pasur asnjë sinjal për privatizimin e klubit.

Idrizi do të vazhdojë të jetë në krye të klubit edhe për 2 vite.

Kontrata e vjetër skadonte në 31 korrik të këtij muaji dhe kjo kishte stopuar edhe hovin e vlonjatëve në merkato.