VIDEO/ Nuk gjen qetësi Athina: Pas zjarrit, stuhi të fuqishme dhe përmbytje masive

Athina nuk po gjen qetësi: stuhi të fuqishme po godasin sot Atikan e përvëluar nga zjarri tre ditë më parë.

Përmbytje të mëdha kanë ndodhur në Kifisia, Marusi, Vrilisia, Penteli. Mbi 140 thirrje për ndihmë i kanë shkuar zjarrfikësve për të tërhqur ujin me pompa dhe për të ndihmuar. Bashkia e qytetit dhe emergjencat u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos dalin në rrugë.

Vala e motit të keq ka përfshirë zona të ndryshme të Atikës, ndërsa në Marusi po bie breshër. Probleme janë krijuar në urën e lumit Lamia. Kryebashkiaku i Atikas dhe ai i Marusit u kanë bërë apel qytetarëve të mos dalin në rrugë dhe të shmangin zonat e përmbytura: "Mos dilni në rrugë më këmbë, - këshilluan ata, - dhe shmangni qarkullimin me makina. 

Disa drejtues mjetesh janë bllokuar në makinat e tyre, së paku në tetë raste. Si pasojë e ujit në rrugë, ura në Kifisia si dhe by passi Athinë-Lamia janë mbyllur për makinat.