Gjici: Duhet të fitonim, ja shanset që kemi për kualifikim

Kukësi ndali Karabakun, por kjo nuk është e mjaftueshme për presidentin Safet Gjici, i cili edhe pse e cilëson një rezultat disi të mirë, kërkonte me tepër nga skuadra e tij.

Në bisedën për “Panorama Sport” pas ndeshjes, edhe pse e vlerëson shumë Karabakun, kreu i klubit verilindor theksoi se nuk është ajo skuadër e vjetshme që shkoi në fazën e grupeve të Champions.

“Ishte një rezultat jo i keq. Mund ta quajmë disi të mirë, pasi them se duke parë lojën, do kërkoja më shumë nga faza e sulmit. Duhet të kishim tentuar më tepër, sidomos në kundërsulmet që bëmë. Lojtarët duhet të ishin më të qetë, sidomos në aksionet sulmuese para portës. Futbollistët e krahut, si Çyrbja apo braziliani Melo dhe Rrumbullaku, duhet të ishin më të saktë e më të qetë, pa harruar Plakun e Harbën. Pra, trajneri së bashku me ekipin ndoqën një strategji për të mos pësuar gol, me forca të shumta në mbrojtje e për të goditur Karabakun me kundërsulme. Nuk pësuam dhe e mbajtëm mirë lojën, por prisja më shumë në sulm, edhe pse e theksoj se Karabaku është kundërshtar i vështirë”,- deklaroi fillimisht Gjici.

BESIMI PËR KUALIFIKIM “Nuk dua të tregohem egoist, por mendoj se tani shanset janë 50 me 50. Nëse ne mbajmë atje këtë rezultat në pjesën e parë, atëherë presioni është mbi Karabakun.