", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Konfirmohet: Shpërthimi pranë Ambasadës amerikane në Kinë ishte bombë

Një eksploziv u shpërthye pranë ambasës amerikanë në Pekin, njoftuar zyrtarët amerikanë. Përveç personit që e vuri bombën, asnjë person tjetër nuk është plagosur dhe zyrtarët thanë se Policia reagoi menjëhërë. Media shtetërore ka njoftuar në Twitter se banorët dëgjuan një “zhurmë si bubullimë” në orën 5:30 GMT ose me orën në Kinë, 13:30.

Stephen McDonell i BBC në vendin e ngjarjes tha se aktiviteti normal ka rifilluar në ambasadë dhe njerëzit janë vënë në rresht për të aplikuar për viza.

Më herët kishte pasur njoftime se policia kishte përzënë një grua që kishte lyer trupin me benzinë dhe po përpiqej t'i vinte zjarrin vetes pranë ambasadës, rreth orës 11:00 me orën lokale, paradite, disa orë para se të ndodhte shpërthimi. Nuk dihet ende nëse këto dy incidente janë të lidhura me njera-tjetrën./SYRI.NET