U nisën për të votuar, dhjetëra të vrarë në Pakistan

Dhuna shpërtheu në Pakistan ndërkohë që mijëra vetë ishin drejtuar në qendrat e votimit, duke lënë të paktën 31 të vdekur si pasojë e shpërthimit të një bombe në Quetta.

Në mbarë Pakistanin shpërthime dhe përplasje mes militantëve të partive kanë mbetur të plagosur si dhe dy vetë të vdekur.

Rezultatet e sondazheve të zgjedhjeve sugjerojnë se beteja është mes partisë së ish yllit të kriketit Imran Khan dhe ish kryeministrit Nawaz Sharif.

Por fushata është shoqëruar me shqetësimet për dhunë.

Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Pakistan thotë se ka patur tentativa të shumta për manipulim të zgjedhjeve.

Khan është zotuar të eleminoj korrupsionin, por rivalët e tij e akuzojnë për përzierje me ushtrinë, e cila ka drejtuar vendin për gati gjysmën e historisë së tij.

Sharif, i cili fitoi zgjedhjet e shkuara, ka qenë i burgosur me akuzën e korrupsionit pas një skandali lidhur me 'Panama Papers'.

Votimet pritet të përfundojnë në orën 18.00 me orën lokale dhe rezultatet mendohet të merren vesh të enjten.