E donin Milani dhe Lazio/ Andre Shyrrle befason me klubin që ka zgjedhur

Ish-kampioni i Botës me Gjermaninë, Andre Shyrrle, u transferua ditën e sotme si i huazuar te skuadrën e Fulhamit në Premier Ligën angleze. 

Ai është prezantuar menjëherë nga klubi bardhezi.

Për futbollistin gjerman u interesua edhe Lazio si dhe disa skuadra të tjera si Cristal Palace dhe Milani, por ai zgjodhi të transferohej te Fulhami, i cili u ngjit këtë sezon në elitën e futbollit anglez.

Në të kaluarën 27-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Mainz, Bajern Leverkusen, Chelsea, Wolfsburg dhe Borusia Dortmund.